Gjendet kamioni që barte trupat e shqiptarëve për t’i djegur?

Një kamion frigorifer i firmës “Polet” gjendet në një vend në afërsi të Borit. Ekipi i gazetës “Tribuna”, gjatë qëndrimit në Serbi, ka parë nga afër dhe e ka fotografuar kamionin frigorifer që, sipas disa dëshmitarëve, ka bartur trupa të shqiptarëve të vrarë drejt shkritores së Borit.

Kamioni që është në gjendje funksionale, por nuk përdoret dhe mbahet larg vëmendjes së opinionit që nga koha e luftës, nuk ka ndryshuar asgjë, pos që nga brenda është lyer me ngjyrë të kaltër. 

“Unë garantoj se ky kamion ka bartur trupa”, i ka thënë gazetës një dëshmitar në kushte anonimiteti.

“Ne e kemi blerë këtë pas luftës nga një shofer i Borit që e pranon se e ka kryer atë punë gjatë luftës. Shoferi nuk dëshiron të flasë për këtë çështje, pasi që djali i tij ka qenë ushtar dhe është vrarë në Kosovë”, i ka thënë gazetës i njëjti dëshmitar. 

Gazeta ka mësuar identitetin e shoferit që jeton në Bor, por ai nuk pranon të dëshmojë për fshehjen e krimit, ngase konsideron se i ka shërbyer vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button