Tevez afër marrëveshjes me Juventusin

Carlos Tevez te Juventus. Bardhezinjtë dhe Man.City kanë gjetur akordin për transferimin e sulmuesit argjentinas në Torino. Blici i Marotës, në Angli, për të mbyllur marrëveshjen rezultoi i suksesshëm me kampionët në fuqi, që arritën të bindin “Citizens” për të pranuar ofertën e tyre prej 12 milion eurosh duke fituar kështu garën me Milanin, që gjithashtu po interesohej për shërbimet e futbollistit.

Fillimisht City dukej i vendosur për të pranuar vetëm 15 milion euro, por këmbngulja e Juventusit dhe garancia për t’i paguar menjëherë paratë arriti të bindë drejtuesit e klubit anglez që dhanë kështu ok për kalimin e futbollistit në “Juventus Stedium”.

City për më tepër ishte në disavantazh për faktin se kontrata e lojtarit përfundonte në vitin 2014 dhe kjo nuk lejonte që të ngrinte shumë vlerën e futbollistit. Marota gjithashtu arriti të marrë dhe një OK e futbollistit për këtë marrëveshje.

Vetë Tevez do të përfitojë një pagë prej 5.5 milion euro në sezon, plus bonuset që do të rrjedhin nga numri i paraqitjeve të tij në fushë, plus golat e shënuar apo fitoret e skuadrës.

Lajme të ngjashme

Back to top button