Plenkoviq optimist për negociatat, Sharl Mishel këtë javë në Shkup dhe Tiranë

Para Samiti të Zagrebit, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria përsëri i shprehin pritjet për nisjen e negociatave, sidomos nga kryesuesja Kroacia, si kryesuese e re, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri kroat,  Andrej Plenkoviq u shpreh edhe një herë se ‘në maj do t’i kushtojë vëmendje të veçantë zhbllokimi të fillimit të negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë’.

Ai e konsideron të padrejtë pritjen e RMV-së, përkundër ndryshimit të emrit të shtetit.

Për zhvillimin e procesit eurointegrues, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të vizitohet nga kryetari i Këshillit evropian Sharl Mishel. Ky i fundit të premten pritet të viziton Shkupin,  pas takimeve në Tiranë.

Kuvendi i Shqipërisë në seancën e sotme theksoi si prioritet zhvillimin e obligimeve për hapjen e negociatave për anëtarësim

“Objektivi do të jetë çelja e negociatave të anëtarësimit, rritja e rolit të Kuvendit në rolin e integrimit, me qëllim që të ketë mekanizëm më të mirë për të mbikëqyrur punën e qeverisë. Do të punohet për zbatimin e planit të veprimit të KE dhe do të miratohet plani strategjik 2020-2025. Do të rishikojmë ligjin për rolin e Kuvendit në kuadër të procesit të integrimit bazuar në praktikat më të mira evropiane”, tha kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Ndryshe, këtë muaj në Shkup ishte edhe Oliver Varhejli, Komisari i ri evropian për zgjerim. Ai gjatë vizitës zyrtare në Shkup, në konferencën për shtyp me kryeministrin Oliver Spasovski, theksoi se për shkak të arritjeve të Maqedonisë së veriut në shfrytëzimin e fondeve, ka kërkuar nga Parlamenti Evropian (PE) shpërblim prej 50 milionë eurove për Maqedoninë e Veriut.

Varhejli pas takimit me kryeministrin teknik Oliver Spasovski theksoi se muajve në vijim do të shtohet bashkëpunimi dhe puna e përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me qëllim që  Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Ai theksoi se po përgatitet, siç tha ai, një pako me propozime të reja që do të kenë një qasje të re, qasje këto, do të duhet të jenë më të sigurta, të parashikueshme dhe me dinamikë më të madhe dhe politikisht më objektiv, principe këto që do të përmirësojnë procesin e zgjerimin të BE-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button