Rama në Ukrainë: Synimi ynë, të sigurojmë një armëpushim të plotë dhe të qëndrueshëm
Në pozitën e kreut të OSBE-s, kryeministri Edi Rama po zhvillon, ashtu siç kish’ deklaruar një vizitë në Ukrainë, transmeton TopChannel.
Gjatë fjalës së tij në një konferencë për shtyp, përkrah ministrit të Jashtëm ukrainas, Rama u shpreh se nuk është rastësi që Ukraina është vizita e tij e parë në këtë detyrë të re.
“Ju shpreh mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë, si dhe ju falënderoj për diskutimet produktive. Pres me padurim të takohem me kryeministrin dhe presidentin më vonë. Nuk është rastësi që Ukraina është vizita ime e parë në këtë detyrë të re, ajo reflekton rëndësinë e madhe që i kushtoj zgjidhjes së krizës. Në këndvështrimin tim kjo mbetet sfida më e ngutshme për sigurinë dhe stabilitetin. Do inkurajojmë respektimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut. Por ndërkohë marrëveshjet po diskutohen se duke qenë se po diskutohen prej kohësh do kërkohet ende një gjë e tillë. Por është thelbësore jeta e njerëzve që jetojnë në zonat e prekura nga konflikti dhe aty ne do punojmë fort. Garantimi i ndalimit të të shtënave dhe një armëpushim është jetik për njerëzit atje. Ky konflikt vazhdon të prodhojë viktima civile që është diçka që duhet të ndalë. Synimi ynë është të sigurojmë një armëpushim të plotë dhe të qëndrueshëm. Rifillimi i një dialogu të nivelit të lartë janë hapa të duhur, megjithëse rruga drejt paqes do vazhdojë”, tha Rama.
Më tej shtoi:
“Ndamë dhe me ministrin se kontributi që është dhënë nga burrat dhe gratë e misionit të OSBE në Ukrainë është thelbësor për paqen, prandaj duhet forcuar me një buxhet solid, që ky mision të bëjë dhe më mirë rolin e vet. shpresoj fort që moti të na lejojë të vazhdojmë drejt Ukrainës Lindore nesër ku dua ta shoh zonën nga afër dhe ndikimin e këtij misioni. Ky është thelbi i misionit tonë sepse jemi të vetëdijshëm që shumë aktorë të mëdhenj po bëjnë përpjekje për këtë konflikt, por jo shumë nga këto përqendrohen te njerëzit realë, tek ata që përballen me këto mundime. Dëgjova nga vetë ministri se sa vëmendje dhe përpjekje kanë bërë autoritetet ukrainase për të lehtësuar ata. Ne nuk po premtojmë mrekullinë, por jemi këtu sepse ne mund të bëjmë diçka më mirë se të tjerët për ata që janë në këtë situatë dhe që janë të pafajshëm”.