Bie prej 40 metrave lartësi, ndërroi jetë punëtori i ri në Hanin e Elezit

Derisa po punonte brenda fabrikës “Sharrcem” në qytezën e Hanit të Elezit, ka gjetur vdekjen një 35 vjeçar nga Shqipëria.

Ai ka rënë nga një lartësi prej 40 metrash në brendi të “sillosit”.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 11:00 të së hënës, ka ndërruar jetë një 35 vjeçar nga Shqipëria i cili po punonte në “Sharrcem” në Hanin e Elezit. Ai ka rënë nga një lartësi prej 40 metrash ndërkohë është nxjerrë nga sillosi trupi i tij i pajetë. Policia e Kosovës jemi duke e hetuar rastin për këtë vdekje”, ka thënë për Kohën Ditore Agim Gashi zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button