Reali goditi në merkato, talenti brazilian firmosi deri në 2026

Talenti brazilian mahniti me paraqitjet e tij te Flamengo, çka tërhoqi vëmendjen e 13 herë kampionëve të Europës, të cilët kanë konfirmuar edhe akordin me 18-vjeçarin Reinier Jesus Carvalho. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Reali zbulon se Reinier do të bashkohet me klubin pasi të përfundojë turneu ku po merr pjesë me kombëtaren braziliane U-23, transmeton OraNews.

Në njoftim thuhet se Reinier ka firmosur për 6 vite si “Los Blancos” dhe do të bashkohet me ekipin Castilla të Realit, që militon në Kategorinë e Tretë të Spanjës.

“Real Madrid dhe Flamengo kanë rënë dakord për transferimin e Reinier, i cili është i lidhur me klubin deri në qershor 2026. Lojtari do të bashkohet me Real Madrid Castilla kur të përfundojë pjesëmarrjen e tij në Turneun Pre-Olimpik U-23 me kombëtaren braziliane,” thuhet në njoftimin e Realit.

Për kartonin e Reinier, Reali do të paguajë 35 milionë euro në arkat e Flamengo, 80% prej të cilës do të shkojë për klubin, 10 % për familjen e lojtarit dhe pjesa e mbetur për agjentin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button