Manaj zbarkoi në Barcelonë, gati testet mjekësore dhe kontrata 4-vjeçare
Pritej prej kohësh, por tashmë ka marrë edhe rrugë zyrtare.
Rey Manaj ka mbërritur në Barcelonë dhe është gati të firmos me skuadrën katalanase. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është gati për një eksperiencë të re në karrierën e tij dhe tashmë ka mbërritur në Barcelonë për të kryer vizitat mjekësore, transmeton OraNews
Për Manaj ka një kontratë 4-vjeçare, teksa do të bashkohet fillimisht me ekipin B të Barcelonës. Futbollisti i dalë nga akademia e Piacenza ka një përvojë të pasur, pavarësisht moshës së tij të re, vetëm 22-vjeçare.
Cremonese, Sampdoria, Inter, Pescara, Pisa dhe Granata janë fanellat që ka mbajtur mbi supe sulmuesi i talentuar shqiptar, që në 11 takimet e zhvilluara këtë sezon me Albacete ka shënuar 3 gola.