Barca barazoi, por përsëri e para (GOLAT)

Barcelona nuk ka mundur këtë xhiro të merr më shumë se një pikë si mysafir i Espanyol, transmeton KlanKosova.

Por, kaq ka mjaftuar që Barca të rimerr kreun e tabelës në LA LIGA.

Blaugranët luajtën me rezultat 2 me 2.

Ishin vendasit të parët që kaluan në epërsi.

David Lopez në minutën e 23-të e ka hapur llogarinë këtë takim.

Në pjesën e dytë blaugranët shënuan dy herë për shtatë minuta.

Për 1 me 1 realizoi Luis Suarez në minutën e 59-të.

Ndërkaq në 62-tën shënoi Arturo Vidal.

Barcelona nga minuta e 75-të mbeti me një lojtar më pak, pasi Frankie De Jong u përjashtua me të kuq.

E kjo ndoshta ndikoi që vendësit ta shfrytëzojnë dhe ta barazojnë rezultatin në minutën e 88-të me golin e Wu Lei.

Tani Barca kthehet në pozitën e parë me pikë të barabarta me Realin e Madridit me nga 40 pikë, por me gol dallim prej dy gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button