Rregullat që duhet të ndiqni për të hequr pemën e Vitit të Ri

Na duket sikur sapo e kemi vendosur pemën, por ky muaj kalon kaq shpejt me festa e dhurata dhe erdhi koha për ta hequr, transmeton Revista Class.

Ndoshta ti e ke menduar thjesht të heqësh gjithë globat nga degët dhe t’i vendosësh në kuti, por ka një mënyrë më të mirë për të mos bërë shumë papastëri dhe për ta pasur më të thjeshtë rregullimin vitin e ardhshëm.

Hiqe pemën natyrale brenda katër javësh nga koha kur e ke rregulluar

Kjo është koha maksimale. Më pas, pema fillon të thahet dhe të bëhet e rrezikshme me dritat e ndezura.

Puno mbrapsht

Fillo nga fundi, duke hequr ato që vendose të fundit kur e zbukurove pemën. Nëse ke vendosur shtëpiza, statuja, trena të vegjël në bazë të pemës, fillo me to. Pastaj vazhdo të heqësh globat, zbukurimet dhe dritat dhe në fund vetë pemën, nëse është artificiale. Në këtë mënyrë mund t’i ruash zbukurimet sipas radhës që do të të duhen natyralisht vitin që vjen.

Shtro një copë poshtë pemës

Vendos një shtrojë ose peshqir poshtë pemës derisa t’i heqësh të gjitha zbukurimet. Një batanije e butë do i ruante nga thyerja globat e preferuar nëse bien aksidentalisht nga pema.

Mbaji dritat e ndezura ndërsa çmonton

Në këtë mënyrë mund të dallosh edhe ndonjë llambë të djegur. Bën mirë të shkosh të blesh llamba zëvendësuese dhe të kursesh kohë vitin tjetër

Kujdes mos të ngatërrosh shiritin e dritave

Hiqi me kujdes shiritat duke i rrotulluar rreth parakrahut. Vendosi me një material që pengon thyerjen ose rrotulloje fillin në mënyrë të puthitur para paketimit.

Zëvendëso fijet varëse ose çengelët e prishur

Zëvendësoji me çengelë të fortë para paketimit dhe do e kesh më të thjeshtë t’i varësh Krishtlindjet e vitit që ka ardhur.

Emërto kutitë me një pusullë

Do e kesh më të lehtë të gjesh ato që të duhen pa qenë nevoja të hapësh çdo kuti. Plus që në fund të sezonit, etiketat do të ndihmojnë të gjesh më shpejt për çdo zbukurim kutinë.

Minimzo shpërhapjen e halave

Vendos një çarçaf në dysheme. Hiq peshqirët që vendose në bazë. Shkundi halat mbi copë. Thith ujin që mund të ketë vazoja gjithmonë nëse pema është origjinale. Shtrije pemën në një anë. Pastaj hiq mbajtësen. Mbështille pemën me çarçaf dhe me ndihmën e dikujt çoje deri te koshi. Zhvishe nga çarçafi dhe mos e kthe më kokën pas! Nëse ke pemë artificiale shesho çdo degë. Kjo do e bëjë më të lehtë vendosjen në kuti.

Fshi me fshesë me korent çfarë mbeti

Nëse dyshemeja ka qenë e zhveshur, fshi dhe mblidh me një copë gjithë mbeturinat dhe shkundi. Për sipërfaqe të mbuluara me tapet, përdor fshesë me korent duke ndezur furçën rrotulluese. Kontrollo më parë për ndonjë  çengel të ngecur që mos të prishë makinën. Për mbetjet kokëforta spërkate sipërfaqen me sodë buke që të mbështjellë majat para fshirjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button