Cameron Diaz u bë nënë për herë të parë
Aktorja e famshme, Cameron Diaz dhe bashkëshorti i saj, muzikanti Benji Madden, janë bërë prindër të një vajze.
Lajmin e ka bërë të ditur vet 47-vjeçarja përmes një postimi që e ka ndarë me fansat e saj në rrjetin social, Instagram.
“Jemi të lumtur, të bekuar dhe falënderues, që mund ta fillojmë dekadën e re me lajmin se jemi bërë prindër të vajzës së vogël, Raddix Madden”, transmeton Telegrafi.
“Menjëherë na i ka marrë zemrat dhe e ka përmbushur familjen tonë. Edhe pse jemi të mahnitur nga lajmi, duam ta mbrojmë vajzën tonë dhe t’i ofrojmë privatësi”, ka shkruar Diaz në postimin e saj.
Kjo nënkupton se aktorja nuk do të publikojë fotografi të vajzës në një të ardhme të afërt dhe nuk do të japë më shumë detaje për jetën e saj private.