Një minutë pas mesnate në Shkup u lindën dy binjakë
Saktë një minutë pas mesnate në Klinikën për gjinekologji në Shkup u lind foshnja e parë këtë vit, vajzë. Vetëm dy minuta më pas në botë erdhi edhe vëllai i saj.
“Mëngjesin, në Klinikën gjinekologjike në Shkup, u lindën dy foshnjat e para, dy binjak në vitin 2020. Të jenë shëndoshë e mirë! Prindërve u dëshirojmë një vit të bukur dhe të frytshme”, kanë informuar nga Ministria e Shëndetësisë.