ASH: BDI-ja e ka lënë pas dore Kodrën e Diellit, e shfrytëzon vetëm për fotografi
Funksionarët e BDI-së e kanë lënë pas dore Kodrën e Diellit dhe atë e shfrytëzojnë vetëm për fotografi, reaguan sot nga Aleanca Shqiptare – Tetovë, njofton Portalb.mk.
“Premtuan 70 milionë euro investime dhe nuk bënë asgjë. Afër një dekadë teleferiku me 6 ulëse ende nuk është e qartë nëse do të funksionojë ose jo edhe këtë sezon. Për fat të keq, përpara dy muajve, ministra dhe funksionarë të tjerë të BDI-së na hodhën hi syve duke u fotografuar se gjoja se qenka gati ky teleferik, por vetëm ca ditë më vonë e demantuan veten, sidomos ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i cili doli me deklaratë se së shpejti do të jetë gati”, thonë nga ASH.
Ata shtojnë se infrastruktura në Kodrën e Diellit, në prag të këtij sezoni turistik mbetet në gjendje të mjerueshme – pa vende për parking, me kanalizim që përfundon në infrastrukturë hotelierike të kohës së shokut Tito.
“Kjo gjë tregon se vizitorët e Kodrës së Diellit edhe sivjet, për ta vizituar këtë pikë turistike makinat e tyre duhet që parkojnë në fshatin Lisec dhe të vazhdojnë në këmbë për në Kodrën e Diellit. Më e keqja është se investitorët derdhën miliona euro duke ndërtuar objekte hotelierike të kategorisë së lartë dhe nuk kanë garanci nëse këtë sezon do të punojnë ski-liftet që të mos përsëritet situata e vitit të shkuar, ku mijëra turistë i anuluan pushimet, pasi ski-liftet 1 ditë punon 1 javë ishin në defekt. Edhe kryeministri Zoran Zaev nuk është i interesuar për Kodrën e Diellit, pasi që ka “punë më të rëndësishme” – tenderët”, shtuan nga ASH.
- LEXO: Ku janë Analizat për Kodrën e Diellit? “ELEM” dhe Qeveria e Maqedonisë tallen me opinionin publik
Ndryshe, për 4 muaj që “ELEM” posedon Analizën “Due Diligence” dha Studimin e Fizibilitetit për Kodrën e Diellit, tre herë kanë thënë për Portalb.mk se të njëjtat “Janë dorëzuar në Qeveri”. Nga ana tjetër, më shumë se kaq here Qeveria i ka demantuar duke mohuar se këto studime janë dorëzuar te ata.
Analiza “due diligence” përfshin një analizë të thellë të gjendjes financiare, ligjore dhe tatimore të filiales “Kodra e Diellit” – Tetovë për tre vitet e mëparshme (2016 – 2018) dhe hoteleve “Sllavia” dhe “Kodra e Diellit”. Kurse studimi i fizibilitetit është një studim fizibiliteti i koncesionit dhe partneritetit publik privat të filiales “Kodra e Diellit”-Tetovë. Në bazë të studimit të fizibilitetit do të merret vendimi edhe nëse Kodra e Diellit do të jepet me koncesion apo partneritet publik-privat.
- LEXO: Analizat për Kodrën e Diellit do të dorëzohen të dyja bashkë në Qeveri
- LEXO: ELEM TURS ka pranuar analizën financiare “due diligence” për Kodrën e Diellit, radhën e ka ELEM dhe Qeveria
- LEXO: Këto janë datat deri kur duhet të dorëzohen analizat për Kodrën e Diellit
- LEXO: Elem Turs e ka përzgjedhur kompaninë që do e bëjë analizën e Kodrës së Diellit
- LEXO: ELEM TURS: Pesë kompani në garë për analizën e Kodrës së Diellit
- LEXO: ELEM TURS pas shumë premtimesh, më në fund e ka hapur tenderin për studimin e fizibilitetit për Kodrën e Diellit
- LEXO: Ende nuk është shpallur tenderi për kompaninë që do ta bëjë analizën e Kodrës së Diellit