Kërçovë, në mbledhjen e këshillit u vu në diskutim çështja e përdorimit të flamurit

Mbledhja e katërt e këshillit të komunës së Kërçovës sot ishte mjaftë e ngjeshur me 28 pika të rendit të ditës ku një theks të veçantë ju kushtua pikës për përdorimin e flamurit të komunitetit etnik shqiptar.

Dilema qëndronte në çështjen se a ka nevojë ose jo që këshilli i komunës së Kërçovës të miratojë një pikë që është e drejtë që njihet me kushtetutë.

Pika e përcaktuar në rendin e ditës shënonte saktësisht kështu: “Propozimi i vendimit për përdorimin e flamurit të komunitetit etnik shqiptar në jetën publike dhe zyrtare në territorin e komunës së Kërçovës”.

Me këtë rast, këshilltarja Jana Konstandinovska tha: “Duke e shqyrtuar këtë pikë, kërkoj që në aktvendim të shënohet edhe një nënpikë në të cilin do të citohet ajo që thuhet në nenin 5a të kushtetutës ku përdorimi i flamurit të komunitetit shqiptar të bëhet në pajtueshmëri me kushtetutën dhe në këtë rast flamuri shtetëror i Maqedonisë të jetë me përmasa më të mëdha, siç parasheh ligji”.

Ajo ndeshi në debat me juristin e komunës i cili tha: “Mendoj që nuk ka nevojë për të shënuar një nënpikë të tillë kur ligji është shumë preciz dhe e definon saktë çështjen në këtë drejtim”.

Në fund, këshilli erdhi me vendimin që të shënohet një nënpikë i cili thotë: “Përmasat e flamurit të jenë në përputhje me ligjin”.

Lajme të ngjashme

Back to top button