“Reket”, sipas një dëshmitari Boki 13 ka kërkuar nga një biznesmen 2 milionë euro që PSP-ja t’i mbyll disa hetime

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Reket”, dëshmitari i parë është avokati Sashko Boshkov, i cili sqaroi se i akuzuari i parë, Bojan Jovanovski (Boki 13) është takuar me të dy herë, njofton Portalb.mk.

“Herën e parë jemi takuar në shkurt të vitit 2018-të, kur pas zgjedhjes së pasuksesshme në Federatën e Basketbollit, kemi kërkuar mbështetje mediatike. Atëherë ende nuk ishte hapur televizioni “1TV”, kështu që nuk mundeshim të bashkëpunojmë. Takimi i dytë ishte në nëntor, kur Boki 13 i është lajmëruar Vllado Ilievskit dhe e ka ftuar në televizion. Kur shkuan, Boki më pyetni nëse e njoh Zoran Mitrovskin, të cilit iu përgjigja se e kam kumbar. Atëherë më pyeti nëse e di se ka disa hetimi në PSP. Kur i thash se është i akuzuar rastin “Banka Postare”, tha se ka edhe disa tjera, edhe 4. Më tha se mund të ndihmojë”, tha dëshmitari.

Atëherë, ashtu siç tha ai, Boki 13 ka ndaluar me bisedën dhe është lajmëruar në telefon.

“Nuk e di më kë fliste, por dëgjohej një zë gruaje. Ka folur flokët i ka të mira, duket bukur, ndërkaq për lëndët nuk ka folur asgjë. Atëherë mbaroi dhe tha se mund të ndihmojë, por duhet të paguajë 2 milionë euro”, tha avokati.

Ai atëherë tha se u nis për të shkuar, ndërkaq në korridor Boki 13 e ka njohur me Llazar Janevin, djalin e Katica Janevës. Ashtu siç tha dëshmitari, është menduar dy-tre ditë nëse duhet t’i tregojë kumbarit Mitrovski.

“Kur i thash ishte i shqetësuar, ndërkaq e këshillova që ta paraqet rastin. Nuk e paraqiti menjëherë, por pastaj e paraqiti”, tha dëshmitari.

Lënda është në procedurë të provave dhe në seancën e sotme duhet që të dëgjohen dëshmitarët. Rastin e udhëheqë gjykatësja Vaska NikollovskaMasevska, ndërkaq përfaqësues i akuzës është prokurorja Villma Ruskoska.

Në seancën e fundit ka dëshmuar i punësuari në kompaninë “Orka Holding”, i cili tha se në dhjetor të vitit 2018 dhe në shkurt të këtij viti ka nxjerrë disa herë shuma të mëdha parash nga llogaritë private të familjes Kamçev.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki
 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button