Schurrle me numër 14 te Chlesea

Chelsea e ka prezantuar transferin e ri të skuadrës. Andrea Schurrle është lojtar i ri i Chelseat. Ylli gjerman ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me skuadrën londineze. Schurrle do mbajë fanellën me numër 14.

“Unë jam shumë i lumtur për këtë vendim. Do të luaj te një skuadër e madhe, me tifozë të zjarrtë. Unë nuk mendoj se do të kem fatin e njëjtë me Marko Marin. Unë do të përpiqem të bëjë më të mirën te Chelsea. E kam takuar Jose Mourinhon në ndeshjen lamtumirës të Ballack në Leipzig, javën e kaluar. Ai duket njeri i veçantë”, deklaroi Schurrle.

Lajme të ngjashme

Back to top button