Dibër, Mbi 150 kuadro nëpër rrugët e botës

Mbi 150 kuadro profesional nga Dibra, mjek, juristë, ekonomistë, albanologë punojnë dhe jetojnë në vendet perëndimore. Kjo si pasojë e kushteve të rënda ekonomike, sociale dhe papunësisë. Shumica prej tyre kanë kryer fakultetin në Prishtinë dhe pak prej tyre në Shkup. Në saj të demonstratave në atë kohë në Kosovë , të përndjekur nga shërbimi sekret , pjesëmarrës në protesta të ndryshme ,morën rrugën e kurbetit, ndërsa të tjerët për ekzistencën e tyre familjare duke pasur parasysh faktin se nuk ka vende të lira pune. 

Shumica e kuadrove të këtilla profesional në vendet e ndryshme punojnë punë fizike. Ata janë të kënaqur sepse paguhen mirë. Në anën tjetër kjo është një ofertë e mirë për vet Evropën dhe Amerikën sepse kanë futur në “grusht” njerëz të aftë dhe të njëjtët i shfrytëzojnë. Ka raste të shumta ku dibranët punojnë në profesionin  e tyre , udhëheqin kompani gjigande siç janë familja Bellçishta, Cami, Rusi etj.

”E pashë të udhës të punoj në profesionin tim si motër medicinave , thotë dibrania Elona Karameti  e cila ka ardhur për pushime në Dibër. E dija shumë mirë gjuhën angleze . arrita të marrë pikët e mundshme në testim dhe tani punoj si motër në një spital në Nju Jork. Më gëzon fakti se jam atje,por më vjen keq për shumicën e vëllezërve dibran të cilët kanë kryer fakultet , ndërsa punojnë në piceri ose në pastrim. 

Janë mbi 150 kuadro profesional që i dinë qytetarët dibran por ka edhe që nuk i dimë pasi kanë shkuar me vite të tëra. Problemi tjetër qëndron tek asimilimi i fëmijëve të tyre. Të njëjtët tanimë kanë harruar edhe gjuhën shqipe. Paradoks, por realitet i kohës moderne amerikane dhe evropiane. Do të ishte mirë sikur  dibranët të gjejnë punë në Dibër, afër familjes, afër vendlindjes por e gjitha kjo është vetëm  supozim dhe jo e vërtetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button