Edhe një zjarr në një banesë në Tetovë (FOTO)

Zjarri ka kapluar podrumin e një banese në “Bllok 82” në Tetovë. Arsyet ende janë të panjohura ndërsa të lënduar nuk ka. Nga shërbimi i zjarrfikësve në Tetovë thonë se nga ora 14.00 një qytetar ka lajmërua zjarrin i cili është iniciuar në podrumin dhe ka kapluar shumë pak katin e parë të kësaj ndërtese.


“Njësia e zjarrfikësve ka intervenuar menjëherë me 4 automjete dhe 12 zjarrfikës dhe i njëjti është shuar menjëherë. I evakuuam të gjithë banorët e ndërtesës për shkaqe sigurie dhe shuam zjarrin” tha Ukë Aliti, kryekomandant i njësisë së zjarrfikësve të Tetovës.

Ai njëkohësisht u bën apel qytetarëve të kenë kujdes më të madh në këto temperatura të larta sepse zjarri shumë shpejt përhapet.

Ky është zjarri i dytë në Tetovë brenda dy ditëve. Të dielën u dogj një shtëpi në bulevardin “Ilinden”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button