Dritan Prifti: tërhiqem nga numërimi, PS-LSI më vodhën votat

Në një deklaratë për media Dritan Prifti, kandidat i pavarur në Fier ka deklaruar se dy partitë PS-LSI i kane vjedhur se paku mbi 10 mije vota. 

“Nuk dua të vazhdoj të jem pjesë  e një farse. Në Fier komisionerët e PS dhe LSI më kanë vjedhur mbi 10 mije vota, ndërkohe që votat e deklaruara për mua janë vetëm 6 mijë”- tha ai. 

Sipas tij, kjo është bërë edhe në bashkëpunim me komisioneret e PD-së, të cilët kane vjedhur votat e partive te vogla.

Prifti ka akuzuar kreun e LSi-së, Ilir Meta se pasi u përpoq t’i gjente vrasës me pagesë deri ne Malin e Zi, u mundua ta vrase politikisht përmes dorës se Edi Ramës. 

“Një proces kur ka presion mbi votuesit nuk mund të jetë i lirë, një qeveri e re me Ilir Metën, pjesë e qeverisë nuk do jetë ndryshe nga ajo e Berishës. Jam i kënaqur që Berisha është duke u larguar, por qeveria me Metën nuk do i shërbejë shqiptareve, por vetëm xhepave te vet”- tha ai. 

Prifti ka garantuar se do të vazhdojë të  jetë  në politikë, ndërkohë që në KQZ do të kerkojë rinumërim të gjithë votat në qarkune Fierit. “Para kamerave shqiptaret të shohin nëse Dritan Prifti ka marrë 6 mijë, apo 15 e 16 mije vota”- tha ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button