Pakënaqësi e madhe nga testimi ekstern

Kanë dalë rezultatet e testimit ekstren për të gjitha lëndët nëpër shkollat e Shkupit. Si që mëson Portalb, pakënaqësia është e madhe duke u nisur nga shkolla e mesme ekonomike dhe juridike “Arseni Jovkov” , shkolla e mesme medicinale “Pance Karagjozov”, gjimnazi “Cvetan Dimov” si dhe shkollat e tjera në këtë qytet.

Nxënësit dhe profesorët thonë se ka pasur pyetje nga kaptinat që nuk i kanë mësuar, ka pasur pyetje të pakuptimta ndërsa për lëndën e vizatimit ka pasur pyetje “kush e ka vizatuar këtë pikturë?” por piktura nuk është paraqitur në ekran.

“Përkthimi ishte katastrofal dhe nuk u merreshin vesh, ne ishim shumë në stres” thotë Arlinda Osmani, viti i dytë në  Arseni Jovkov.

Pakënaqësia është e madhe të nxënësit të cilët kanë pasur rezultat të mirë gjatë vitit por tani kanë korrur rezultate të pakënaqura dhe atë për shkak të gabimeve teknike.

“Aspak nuk jemi të kënaqur nga rezultatet e shpallura sepse testimi nuk ka qenë real, me vetë faktin që provimi është mbajtur më 20 maj, 20 ditë pa u realizuar i tërë programin mësimor“ thotë profesori A.B nga Shkupi.

Nxënësi Edon Halili thotë se është e papranueshme që nga papërgjegjësia e institucioneve të pësojnë nxënësit.

Janë shumëfishuar numri i ankesave drejtuar ministrisë së arsimit dhe nxënësit dhe profesorët kërkojnë që nota mos tu shënohet në dëftesë. Gjithashtu, thonë ata se do të ishte mirë që testet tu kthehen për ti parë gabimet e tyre si dhe të kontrollohet testi edhe një herë.

Pakënaqësia e madhe mbisundon edhe në Strugë si dhe në Tetovë.

FAR-i i fton nxënësit dhe prindërit që ankesat t’i dorëzojnë deri te Komisioni shkollor për testim dhe deri te Qendra shtetërore për provime, pa marrë parasysh se a janë ato për notën e testimit ekstern ose për ndonjë parregullsi tjeterë gjatë zbatimit të testimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button