Diplomacia maqedonase e painteresuar për BE-në!

Maqedonia vendosi të mos marrë pjesë në Konferencën e komiteteve parlamentare për çështje evropiane ndërmjet BE-së dhe vendeve kandidate që do të mbahet këtë javë në Dublin, në organizimi të kryesisë irlandeze. 

“Me të vërtetë është dëm që delegacioni i Maqedonisë nuk është këtu. Kjo është një mundësi e lëshuar për shkak se për deputetët kjo ishte një mundësi e shkëlqyer të lobojnë për vendin e tyre te kolegët e tyre nga vendet e BE-së”, thotë për NOVA-n, ish-ambasadori i BE-së për Maqedoninë, i cili gjithashtu merr pjesë në konferencë. 

Me këtë konferencë, Irlanda e tregon përkrahjen e saj për procesin e zgjerimit edhe përkundër kushtet e vështira ekonomike me të cilat ballafaqohet Evropa. 

Përndryshe procesi i zgjerimit sot është në agjendën e ministrave të punëve të jashtme të BE-së në Luksemburg. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button