Arsenali planifikoi një trajner tjetër

Zyrtarët e Arsenalit janë në bisedime me Manchester Cityn lidhur me mundësinë që Mikel Arteta të bëhet trajner i klubit pas largimit të Unai Emeryt, transmeton Koha.net.

Krerët e “Topçinjve” u fotografuan duke u larguar nga shtëpia e asistentit të trajnerit të Cityt në orët e para të së hënës, me klubin që pritet të caktojë trajnerin e ri deri në fund të këtij viti.

Shefi ekzekutiv i klubit, Vinai Venkatesham, dhe avokati i klubit, Huss Fahmy, ishin fotografuar te shtëpia e Artetas, pas takimit që zgjati dy orë e gjysmë, sipas “Sky Sports”.

Edhe para takimit të së dielës, ku City fitoi 3 me 0 në Londër, u raportua se krerët e “Qytetarëve” kishin pyetur Artetan për t’u dhënë fund spekulimeve që e lidhnin me një rikthim në Emirates.

Bordi i Arsenalit është në kërkim të dikujt që e njeh klubin, Premier Ligën dhe është në dispozicion qysh tash. Arteta, që ka kaluar pesë vjet në këtë klub, përmbush kriteret dhe madje ishte afër që të rikthehej në klub edhe më 2018, para se Emery të caktohej trajner.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button