“Shkrihen” kursimet e qytetarëve

Zvogëlohen kursimet e qytetarëve në banka. Në maj të këtij viti, sipas raportit të Bankës Popullore të Maqedonisë (BPRM), shuma e kursimeve të qytetarëve ka arritur në 2,915 miliardë euro, që në krahasim me muajin prill paraqet zvogëlim për rreth 2 milionë euro, ndërsa në krahasim me fundin e vitit të kaluar ato janë zvogëluar për 16 milionë euro.

Mirëpo, Banka Qendrore konstaton rritje të depoziteve të përgjithshme në maj të këtij viti. Ato kanë arritur vlerën prej 3,948 miliardë eurove, që paraqet rritje për 26 milionë euro, në krahasim me muajin prill kur ka arritën nivel rekord prej 3,922 miliardë euro. 

Këtë rritje, megjithatë e bëjnë depozitet e firmave, me çka është ndërprerë trendi i rënies së kursimeve të firmave të është regjistruar në mars dhe në prill, gjatë pagesës së dividendave.
Vlera e depoziteve të përgjithshme të firmave dhe e sektorit publik në maj arriti në 833 milionë euro.

Banka Popullore në maj konstatoi rritje të kursimeve edhe në denarë edhe në deviza. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button