Ziadin Sela: vendimet për shkarkimet e drejtorëve të pakthyeshme

Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela e konsideron të mbyllur çështjen e shkarkimit të drejtorëve të shkollave të Strugës edhe përkundër faktit që Inspektorati  Shtetëror i Arsimit ka kërkuar nëpërmjet një shkrese rishqyrtimin e këtij vendimi.

“Vendimi ynë është i pakthyeshëm dhe ne e konsiderojmë në rrafshin e një sygjerimi, kërkesën e këtij inspektorati,sepse në bazë të ligjeve në fuqi jemi ne që kemi tagër të bëjmë të gjitha përpjekjet për konsolidimin e këtij sektori”, thotë kryetari i komunës së Strugës.

Ndërkaq, reagimi i Inspektoratit të Arsimit vjen pas ankimimit të vendimit të institucioneve komunale për shkarkimin e disa drejtorëve të shkollave të Strugës.
 
Komuna e  Strugës ka shkarkuar disa drejtorë shkollash, ndërsa,  bëhet e ditur se më shumë rezistencë ndaj këtij vendimi ka bërë tanimë ish drejtori i shkollës së fillore të Podgorcit, i cili nga Këshilli i prindërve të kësaj shkolle është akuzuar se është një nga pengesat për funksionimin normal të paraleleve me mësim në gjuhën shqipe në shkollën e Podgorcit

Lajme të ngjashme

Back to top button