TP: Për maqedonasit, partitë politike janë më të korruptuarat

Qytetarët në Maqedoni, Kroaci dhe Serbi, partitë politike i shohin si më të korruptuarat nga dymbëdhjetë institucionet publike të cilat kanë qenë të testuara, sipas Barometrit Global të korrupsionit për vitin 2013, i cili duhet të publikohet këtë verë, thotë Transparency International.

Në një pjesë të raportit i publikuar sot, i bëhet thirrje Kroacisë, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë që financimet e partive politike t’i bëjnë më me transparencë.

Raporti “Blej ndikim: Të hollat dhe zgjedhjet në Ballkan”, paralajmëron se mungesa e besimit e qytetarëve në partitë politike, e kërcënon procesin demokratik në Ballkan.

“Forca demokratike dhe zgjedhjet e drejta varen nga ajo se sa janë të hapura të dhënat për financim politik. Pa politikë të pastër nuk mund të ketë pushtet të pastër. Kroacia ka treguar përparim të vogël në krahasim me transparencën e financimeve të fushatës parazgjedhore, ndërsa vendet fqinje kanë ende shumë për të bërë në përmirësimin e gjendjes në fushën e financimit transparent të fushatës parazgjedhore”, deklaroi zv/drejtori i Transparency International, Miklosh Marshal.

Raporti i Transparency International i vitit 2012 ka tërhequr vërejtjen se financimi i partive politike është problem në gjithë Bashkimin Evropian.

Raporti i sotëm vlerëson transparencën e finansimit të fushatës parazgjedhore në periudhën 2011 – 2012 në Kroaci, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, si dhe financimin jashtë zgjedhor të partive politike në Shqipëri në vitin 2012. Raporti prezanton zbrazëtira të rëndësishme edhe në ligjet të cilat e rregullojnë financimin zgjedhor edhe në mënyrën në të cilën ato ligje implementohen. Tre dimensionet më të dobëta, sipas rezultateve të hulumtimit janë besueshmëria e raporteve të partive politike, sanksionet për ata të cilët e thyejnë ligjin dhe masat që duhet të merren në mënyrë që të ndalohet keqpërdorimi i financimit të fushatës zgjedhore.

Në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, besueshmëria e raporteve të partive politike është më e dobët nga të gjitha fushat të cilat janë testuar, ndërsa në Kroaci, besueshmëria e raporteve është fusha e dytë e dobësisë. Këto probleme duhet që patjetër të zgjidhen në atë mënyrë që këto institucione do të munden që t’i detyrojnë partitë politike që të paraqesin raporte të parakohshme dhe të sigurta, të cilat do të jenë të analizuara detalisht nga ana e institucionet mbikqyrëse, ndërsa me këtë, në mënyrë paralele do të sanksionohen ato parti që nuk i kanë respektuar ligjet.

Gjithashtu, edhe sanksionet për shkeljen e ligjit dhe rregullave të financimit parazgjedhor, janë të dobëta. Asnjë parti politike deri më tani (në Serbi dhe Maqedoni), nuk ka qenë e dënuar për shkelje të rregullave të financimit parazgjedhor.

Në raport rekomandohet që të sigurohet pavarësi në institucionet shtetërore në atë mënyrë që anëtarët e këtyre institucioneve duhet të përbëhen nga i gjithë spektri politik dhe emërimi i tyre duhet të miratohet nga partitë kryesore politike të cilat marrin pjesë në zgjedhje. Më tej, lavdërohet Kroacia dhe Maqedonia që kërkojnë sjellje të raporteve financiare për të ardhurat dhe shpenzimet në kohën e zgjedhjeve, duke u mundësuar qytetarëve që të votojnë në bazë të informacioneve të fituara nga raportet e dorëzuara financiare, dhe më tej shtohet se kjo do të jetë obligim ligjor në të gjitha shtetet. Maqedonia është e lavdëruar edhe për shkak angazhimeve ligjore që mediumet ta paraqesin çmimoren e unifikuar për reklamat politike që në fillim të fushatës parazgjedhore. Në raport rekomandohet që kjo të bëhet detyrë edhe e vendeve tjera. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button