Sulmuesi i Romës refuzoi Tottenhamin
Jose Mourinho i ka kërkuar drejtuesve të Tottanhamit një përforcim për sulmin në merkaton e janarit, pasi në ekip mungon një alternativë për të zëvendësuar Harry Kane, siç ishte vitin e kaluar Fernando Llorente.
Drejtuesit londinezë kanë kontaktuar drejtuesit e Romës, ku kanë kërkuar të hyjnë në bisedime me Edin Dzekon, transmeton TopChannel.
Mirëpo një gjë e tillë nuk është pranuar nga romakët, të cilët i janë përgjigjur negativisht kësaj kërkese.