Alcantara tani bëhet “Djall i Kuq”

Lojtari i Barcelonës Thiago Alcantara ka pranuar kontratën pesë vjeçare dhe se shumë shpejt pritet të nënshkruaj për Manchester United.

Gazeta angleze “Dailystar” sot shkruan se menaxheri i ri i David Moyes gjatë këtij afati kalimtar transferoi mbrojtësin e ri uruguaian Guillermo Varela por Thiago do të jetë ylli më i ri i United.

Gazeta shkruan se United do të paguajë Barcelonës rreth 17 milionë funte për mesfushorin kreativ.

Barcelona insistonte në qëndrimin e Thiagos dhe kishte angazhuar Piquen dhe Xavin për t`i thënë atij që të mos largohej nga Nou Camp.

Por talenti spanjoll besohet se është takuar të dielën me udhëheqësit e Barçës për t`iu treguar se dëshiron të bashkohet me United.

Lajme të ngjashme

Back to top button