Maqedonia nuk përfillet nga ministrat e BE-së

Në takimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian sot në Luksemburg nuk do të diskutohet për Maqedoninë dhe dhënien eventuale të datës së bisedimeve të saj me BE-në. Ashtu si që u paralajmërua në Këshillin për Punë të Përgjithshme pranë Bashkimit Evropian (KPPBE) do të do të diskutohet zyrtarisht për Kosovën dhe Serbinë, njofton Mia.

Arsyet janë të njohura, Maqedonia nuk e zgjidhi kontestin e emrit me Greqinë, e as që ka bërë ndonjë hap përpara në këtë drejtim. 

Gjitashtu, liria e mediave në vend mbetet e rrezikuar, në përgjithësi dhe mbisundimi i demokracisë së brishtë në vend janë indikacione se vendi nuk përmbush kërkesat e Bashkimit Evropian.

Në takimin e tyre në Luksemburg pritet të miratohen konkluzat, të cilat do të propozojnë nisjen e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën.

Në konkluzat përkatëse thuhet se normalizimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i raporteve Kosovë-Serbi do të jetë kusht për të dyja palët që të ecin drejt BE-së, pa pasur mundësi që ta pengojnë njëra-tjetrën në këtë rrugë.

Në ditën e parë të takimit, ministrat e Jashtëm evropianë kanë diskutuar për çështje të ndryshme globale, ndërsa për Kosovën dhe Serbinë është biseduar në mënyrë joformale.

Lajme të ngjashme

Back to top button