U takuan Thaçi dhe Rama, kjo është tema e takimit dhe agjenda e Thaçit për nesër
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Tiranë, ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Në këtë takim është biseduar për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e Kosovës dhe Shqipërisë, njofton Klan Kosova.
“Gjatë qëndrimit në Tiranë takova edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin biseduam për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve tanë”.
Në orën 09:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të BQK-së, ndërsa në orën 10:25, presidenti Thaçi merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.