Prizrenit i shtohet edhe një vend interesant për t’u vizituar nga turistët

Mytaher Haskuka, kryetari i Komunës së Prizrenit ka informuar se tashmë është gati shtegu “Via Ferrata”, një atraksion i ri i qytetit.

Ky atraksion i njohur si “Via Ferrata” që mundëson ngjitjen malore është i gjatë 500 metra.

“Shtegu Via Ferrata me gjatësi prej rreth gjysmë kilometri, jo rastësisht është quajtur me emrin “Panorama”, pasi që nga lartë është vërtetë një panoramë madhështore e Grykës së Lumbardhit Ky është vetëm një prej projekteve që po punojmë në vazhdimësi për ta rritur ofertën turistike të qytetit, e sidomos atë të turizmit malor”- njoftoi kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button