Mbi 1 milion vizitorë të huaj deri në mars e vizituan Shqipërinë

Mëngjesin e kësaj të mërkure ka mbërritur në bregdetin e Sarandës kroçera “Norwegian Star Cruise” me rreth 2200 turistë në bord, kryesisht me turistë amerikanë, raporton EN. Në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ndau pamjet e kroçeres duke shkruar përkrah saj se deri në muajin mars, Shqipëria ka mikpritur mbi 1 milion vizitorë të huaj, plot 59% më shumë se në vitin 2022.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar gjatë dymujorit të parë të këtij vit shënoi rritje me 73.7 %, duke arritur 686.536, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Raporti i INSTAT-it për turizmin tregon se, 7.5 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë gjatë vitit 2022, duke i besuar Shqipërisë pushimet e tyre jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe përgjatë stinëve të tjera të vitit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button