Vetëm një nga 10 ndërmarrje publike ka standard ndërkombëtar për cilësi, 2/3 nuk iu përgjigjen pyetjeve

Vetëm një nga dhjetë ndërmarrje publike ka standard ndërkombëtar për cilësi, tre të katërtat nuk kanë akt për autorizim për vendimmarrje, ndërsa çdo e treta nuk ka sistem për menaxhim me dokumente, ka konstatuar analiza e Institutit për demokraci “Societas civilis” Shkup, në pyetësorin e të cilit, për menaxhim të mirë, janë përgjigjur vetëm një e treta e ndërmarrjeve shtetërore dhe publike që kanë marrë ftesë, transmeton Portalb.mk.

Ky hulumtim i konfirmoi konstatimet e një analize tjetër të IDSC, sipas të cilës çdo auditim shtetëror në ndërmarrjet publike në pesë vitet e kaluara ka konstatuar ndonjë shkelje ligjore apo procedurale.

Hulumtimi i mangësive procedurale në punën e ndërmarrjeve publike është realizuar nga 28 dhjetor deri më 5 mars të vitit 2019, ndërsa pyetësorin, që u është dërguar 129 ndërmarrjeve publike, 48 kanë kthyer përgjigje të plotë ose jo të plotë.

Secila ndërmarrje e dytë nuk ka sistem për menaxhim me dokumente, ka konstatuar hulumtimi. Ky sistem, theksohet në analizën, ndikon drejtpërdrejt në efikasitetin e punës së ndërmarrjeve publike, mundëson punë të shpejtë dhe të thjeshtë me dokumente si dhe mbrojtje plotësuese gjatë punës.

Numri më i madh i ndërmarrjeve publike (76 për qind), nuk kanë akt për autorizim për të marrë vendim në bazë të niveleve të udhëheqësve.

“Mosekzistimi i aktit për autorizim për vendimmarrje kontribuon në reduktim të efikasitetit në punë, përkufizim të paqartë të ingerencave në punë si dhe pamundësi për vlerësim të drejtë të punës në nivelet udhëheqëse të ndërmarrjeve publike”, theksojnë analistët.

Një prej tre ndërmarrjeve publike është përgjigjur që ka strategji për menaxhim me ndërmarrjen, “dhe këto janë të dhëna shqetësuese duke e pasur parasysh rëndësinë e këtij dokumenti”, theksohet në analizë. Mirëpo, nga ata që janë përgjigjur, vetëm dy ndërmarrje kanë strategji afatmesme, e asnjë nuk ka afatgjatë. Një nga katër ndërmarrje me strategji kanë plan aksionar për zbatimin e tij.

Më pak se gjysma e ndërmarrjeve publike (46 për qind) janë përgjigju që kanë indikatorë suksesi.

“Vetëm gjysma e ndërmarrjeve publike kanë mënyrë për të matur suksesin me anë të indikatorëve për sukses, tek të cilët duke e pasur parasysh se nuk ekziston gjithmonë  strategji afatgjatë, jo gjithmonë mund të përmenden për realizimin e të njëjtës”, ka konstatuar analiza.

Dy të tretat e ndërmarrjeve publike nuk kanë sistem për ndjekje të nivelit të kënaqësisë së shfrytëzuesve.

“Së këtejmi, pjesa më e madhe e ndërmarrjeve publike nuk kanë mendim të krijuar sistematikisht për cilësinë e shërbimeve të tyre nga ana e konsumatorëve përfundimtar. Duke qenë se mungojnë informata për nivelin e kënaqësisë së shfrytëzuesve të shërbimeve të ndërmarrjeve publike vihet në pikëpyetje matja e cilësisë dhe efikasitetit të punës së ndërmarrjeve publike si dhe planifikim i drejtë i objektivave dhe strategjisë së ndërmarrjes publike në drejtim të përmirësimit të shërbimeve për shfrytëzuesit përfundimtar.”

Nga rezultatet që janë fituar nga sondazhet, vetëm katër ndërmarrje kanë aplikuar standarde ndërkombëtare për menaxhim me cilësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button