RMV, specializantët privatë me protestë kërkojnë rroga më të mëdha

Të hënën, specializantët privat kanë paralajmëruar se do të protestojnë në Ministrinë e Shëndetësisë që të kërkojnë rroga më të mëdha dhe për shkak se specializantët e tyre nuk përfshihen në ligjin për mbrojtje shëndetësore, njofton Portalb.mk.

Në paralajmërim, ata thonë se rroga e tyre është sa një rrogë mesatare në shtet, e cila është më e ulët se rroga minimale e mjekut të mjekësisë së përgjithshme me 360 kredi arsim.

Ata gjithashtu theksojnë se disa prej tyre nuk u paguhen as kujdestaritë dhe harxhimet rrugore. Ata me protestën do të kërkojnë transformimin e marrëdhënies së punës nga me marrëveshje në afat të caktuar, në afat të pacaktuar dhe kjo të zgjidhet në afat sa më të shkurtër kohor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button