Një kontrollues i “Durmo Turs” u dënua me 2 vjet burg me kusht për aksidentin në Llaskarcë

I akuzuari në procedurë të ndarë për aksidentin në Llaskarcë, nga mesi i tetorit ka pranuar fajin përpara gjykatës dhe ka marrë dënim me kusht prej 2 viteve, nëse në 5 vitet e e ardhshme nuk e përsërit veprën, por ka ndalesë për punë prej 5 vjetëve, njofton Portalb.mk.

Gjykatësja Sllavica Andreevska e ka dënuar gostivarasin me iniciale V.G. për punë të pandërgjegjshme, pasi që, edhe pse e ka ditur se ka pajisje të vendosur për manipulim të shpejtësisë në autobusin e “Durmo Turs”, ai ka dhënë vërtetim për kryerjen e kontrollit.

Në sqarimin e aktgjykimit shkruan: Edhe pse vula e cila e pengon hapjen e paautorizuar të shtëpizës së tahografit, i akuzuari ka dhënë vërtetim se kontrolli është kryer.

I akuzuari ka mbushur ngjitëse, me çka ka konfirmuar se tahografi është në rregull, sipas kërkesave të përshkruara.

V.G. i ka mundësuar “Durmo Tursit” dhe personit përgjegjës, Durmish Beluli, që të posedojë dëshmi për rregullshmërinë e tahografit në autobus që të mundet të marrë pjesë në komunikacionin e rrugëve publike, me qëllim që vozitësit të cilët do ta vozisin autobusin t’u ikin dënimeve kundërvajtëse, sipas nenit 38.

I akuzuari ka qenë përgjegjës në ndërmarrjen, e cila është trup inspektues me autorizime të veçanta për kryerjen e instalimeve, kontrolleve, rregullimeve të tahografeve analoge dhe certifikim dhe akreditim.

I Akuzuari në seancë ka thënë se arsye se pse e ka kaluar atë veprim nuk janë 2.500 denarë aq sa ka paguar ndërmarrja, por situata në të cilën është sjellë merri ose lej.

“Nëse nuk do ta kishte bërë, për shkak të pozitës dhe fuqisë që e kanë pasur në Komunën Gostivar dhe “Auto Moto Gostivar”, punëtoria e tij do të pësonte dëm, gjegjësisht mund të mbyllej”, thuhet në sqarimin e aktgjykimit.

Në aksidentin në Llaskarcë, më 13 shkurt kanë humbur jetën 16 persona dhe 38-të të tjerë janë lënduar.

Rastin e udhëheq gjykatësja Dijana Gruevska- Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski. Të akuzuar janë 6 persona, dhe atë, pronari i kompanisë transportuese “Durmo Turs”Durmish Beluli, përgjegjësi i kompanisë, Remzi Miftari dhe vozitësi i autobusit, Manoil Trifunovski. Këta ngarkohen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, ndërkaq tre të punësuarit e stacionit të kontrollit teknike, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski akuzohen për pjesëmarrje në kryerjen e veprës penale.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button