Numri i automjeteve në RMV po rritet 10 herë më shpejt sesa numri i vendeve të parkimit (Infografik)

Në vend që problemin e parkimit ta zgjidhin me ritëm më të shpejtë, autoritetet komunale dhe institucionet përgjegjëse shtetërore, gjatë viteve, kanë zvogëluar numrin e objekteve të parkimit që ata i menaxhojnë direkt. E gjithë kjo po ndodh në një kohë kur numri i makinave të regjistruara të pasagjerëve në vend po rritet ndjeshëm nga viti në vit, njofton META, transmeton Portalb.mk.

Në pesë vitet e fundit, numri i vend-parkimeve të reja, që janë hapur në qytet është më shumë se 10 herë më i ulët në krahasim me numrin e automjeteve të regjistruara rishtazi në vend.

Të dhënat nga Enti shtetëror statistikor tregojnë se numri i makinave të regjistruara në komunat e Maqedonisë është rritur në mënyrë të vazhdueshme me kalimin e viteve. Nëse në vitin 2014 ka pas 371.449 automjete të pasagjerëve me targa të Maqedonisë, pesë vjet më vonë ai numër ka shkuar në 415.062. Në vitin 2018, janë regjistruar 43.613 automjete shtesë pasagjerësh në të gjithë vendin.

Por, të dhënat statistikore tregojnë se njëkohësisht po zvogëlohet numri i objekteve të parkimit në pronësi të subjekteve afariste për parkingje publike dhe parkingjeve me të cilat menaxhojnë komunat. Vitin e kaluar ka pas 196 objekte parkimi, të cilat kanë pas kapacitet për të pranuar 29.167 automjete.

Pesë vjet më parë, numri i vendeve për parkim me të cilat kanë menaxhuar komunat dhe ndërmarrjet përgjegjëse ka qenë 235. Numri i vendeve për parkim në këto objekte për pesë vjet është rrit për vetëm 3.361 automjete, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror statistikor.

Një përplasje e tillë e shifrave tregon që komunat e Maqedonisë dhe institucionet përgjegjëse shtetërore nuk investojnë sa duhet në objektet infrastrukturore për të adresuar problemin e parkimit në qytete. Brenda pesë viteve të fundit, në të gjithë vendin janë ndërtuar vetëm dy garazhe shtesë shumëkatëshe, ndërsa numri i garazheve të mbuluara që menaxhohen nga komunat dhe ndërmarrjet publike ka rënë me kalimin e viteve.

Në kushte kur nuk ka hapësira të mjaftueshme parkimi me të cilat menaxhojnë komunat dhe ndërmarrjet publike, qytetarët i parkojnë automjetet e tyre në parkingje private në ndërtesa apartamentesh dhe objekte afariste, në sipërfaqe me gjelbërim dhe parqe nëpër qytete dhe e zënë një pjesë të korsive nëpër rrugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button