Sonte ‘finalja’ e Serie A, Inter-Juventus (VIDEO)

Historia e Juventusit do të përballet me ringjalljen e Interit, në ora 20:45 Juventus do të jetë mysafir i Interit, ndeshje e njohur si Derbi Italian, transmeton Portalb.mk.

Moti kohe nuk është pritur një derbi në Itali kaq i paparashikuar në rezultat. Një demotivim i Juventusit që 8 herë behet kampion, do të përballet me Interin e motivuar nga trajneri Antonio Conte.

Ndeshja e fundit ndërmjet këtyre dy ekipeve është zhvilluar me 24 korrik të këtij viti, ku ndeshja u përmbyll me barazim 1-1, ndërsa në penallti fitoi Juventusi, 4-3.

Ndeshja është tepër e rëndësishme, sepse një kohë të gjatë nuk kanë qenë kaq afër këta dy ekipet në tabelën e Serie A, ku Interi është në vendin e parë me 2 pikë më shumë se Juventusi i cili gjendet në vendin e dytë.

Ndeshja me më së shumti gola deri më tani ndërmjet këtyre dy ekipeve është ajo e vitit 1961, ku Juvnetusi fitoi me rezultat 9-1.

Interi mund të marrë një lajm të mirë sa i përket sulmuesit Romelu Lukaku i cili mungoi në ndeshjen e Championsit kundër Barcelonës për shkak të një dëmtimi. Ai mund të jetë i gatshëm kundër Juventusit.

Mësohet se janë shitur të gjitha biletat dhe se mbi 75 mijë persona do të jenë në stadium për të ndjekur përballjen e dy skuadrave. Nga shitja e tyre është bërë e mundur mbledhja e më shumë se 6.5 milionë eurove.

Mbi 20% e biletave janë blerë nga jashtë Italisë, ndërsa takimi pritet të ndiqet nga 200 vende.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button