Breshëri armësh në lokal, 4 të vdekur dhe 5 të plagosur

Një person ka përhapur zjarr në një lokal në Kansas, të SHBA-ve. Si pasojë 4 persona humbën jetën, ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur, transmeton OraNews.

Autori i ngjarjes, i cili dyshohet se është një burrë hispanik është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij, ndonëse nuk ka shumë informacione për identifikimin e tij.

“Ne nuk kemi ende një përshkrim të mjaftueshëm dhe të mirë, për të dyshuari, madje ne as nuk dimë mirë sa janë”, tha zëdhënësi i policisë Thomas Tomasic.

Sulmi i sotëm vjen vetëm disa javë pas dy të shtënave të ndara në kohë që kanë ndodhur në Teksas, nga të cilat kanë mbetur të vdekur 44 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button