Është bllokuar një autoambulancë nga kolona në Autokomandë!

Një gërvishtje e vogël ndërmjet dy makinave tek ura e Maxharit, ka krijuar kolona të gjata prej 3 km të automjeteve në hyrje të Shkupit, njofton Alsat M.

Ka ngecur edhe autoambulanca, e cila ndonëse me sirena të urgjencës po transportonte të sëmurë, mbeti e bllokuar në kolonë për dhjetëra minuta. Nga foto shihet se edhe pas 40 minutash pritje, në vendngjarje nuk kanë ardhur as policia për të menaxhuar me trafikun. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar, por një problem i tillë pothuajse ndodh çdo ditë në aksin rrugorë që të shpie nga Kumanova në drejtim të kryeqytetit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button