Hani e përshëndeti vendimin e Bundestagut: Ballkani duhet t’i realizojë reformat
Vendimin e Bundestagut e ka përshëndetur eurokomisari në largim, Johanes Han duke thënë se Ballkani Perëndimor duhet të vazhdojë me realizimin e reformave, transmeton Portalb.mk.
“E mirëpresim votimin e sotëm të Bundestagut për nisjen e negociatave për integrim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në tetor. Njohja e përparimit konkret është kyç për nxitjen e reformave në Ballkanin Perëndimor dhe për kredibilitetin e BE-së”, tha dje Hani nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social “Tuiter”.
Very much welcome today’s vote in #German #Bundestag in favour of opening #accession negotiations with #NorthMacedonia and #Albania in October. Acknowledgement of concrete progress is key as incentive for reforms in the #WesternBalkans and for #EU’s credibility! @cducsubt @spdbt
— Johannes Hahn (@JHahnEU) September 26, 2019
Kjo deklaratë vjen pasi që Bundestagu i Gjermanisë dje i ka thënë “po” dhënies së datës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE. Kreu i RMV-së e ka falënderuar Bundestagun me “Danke Deutschland”.