VMRO-DPMNE për rastin “Reket”: Nuk ka drejtësi në vend

Pas mbylljes së hetimeve për rastin “Reket”, ka reaguar partia opozitare VMRO-DMPNE, duke e vlerësuar hetimin si të manipuluar, transmeton Portalb.mk.

“Drejtësi në Republikën e Maqedonisë nuk ka. Kontrolli i Zaevit ndaj gjyqësisë dhe prokurorisë i amnistoi kriminelët e vërtetë në Maqedoni”, deklaruan nga VMRO-DMPNE.

Sipas tyre, prokurorja Ruskoska tashmë është një shërbëtore e Zoran Zaevit.

“Mbyllja e hetimit joprofesional pas pesë muajve cirk publik të cilin e ndiqte i tërë opinioni është dëshmia më e madhe se Ruskovska pati një qëllim të vetëm, t’i mbulojë urdhërdhënësit dhe zhvatësit e vërtetë”, thuhet nga VMRO-DMPNE.

VMRO-DMPNE shprehen të bindur se në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe pushtetarët.

“Të gjithë e dinë se Boki 13 dhe Katica Janeva nuk zhvatën të vetëm dhe se patën mbështetje nga persona udhëheqës nga pushteti. Drejtësi në Maqedoni duhet të ketë. E vërteta do të dalë në sipërfaqe dhe të gjithë të përfshirët një ditë do të përgjigjen për të gjitha veprat e kryera penale”, deklaruan në fund nga VMRO-DMPMNE.

LEXO PËR LËNDËN: REKET
LEXO: Ka mbaruar hetimi për rastin “Reket”, të dyshuarit dëshmitë mund t’i shohin në afat prej 15 ditëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button