Mickoski: Takim liderësh pas afrimit të qëndrimeve

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Kristian Mickoski në intervistën për MIA-n deklaroi se, Qeverisë nuk i konvenon miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike dhe se LSDM-ja dëshiron të frenojë tërë procesin për shkak se duan të zbatojnë dhunën juridike në konfrontimin me kundërshtarët politikë.

Pas takimit të fundit të liderëve, nuk ka pasur komunikim zyrtar në nivel të kryetarëve të partive mes tij dhe kryetarit të LSDM-së dhe kryeministër Zoran Zaev, ndërsa takim i liderëve është i mundshëm nëse paraprakisht arrihet afrim në qëndrimet e dy palëve.

Pret marrjen e datës për fillimin e bisedimeve, por shprehet se nuk do të jetë e zakonshme siç ka qenë për vendet tjera, porse do të jetë ndonjë kompromis i kushtëzuar.

Në intervistën Mickoski flet edhe për pritjet e tij për rastin “Reket”, duke bërë të ditur se nuk ka qenë i ftuar në Prokurori pasi tha se posedon dokumente nga një informator për rastin, për marrjen përsipër të rasteve të PSP-së dhe situatat në sistemin e drejtësisë në përgjithësi, përgjigjet pse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme në pranverë, për situatat aktuale në parti, për aktivitetet e tyre të ardhshme në terren dhe takimet me qytetarët, por edhe për atë se si do t’i bëjnë fare qytetarët të dalin në votime pas zgjedhjeve të shumta në vitet e kaluara dhe votimin për referendumin dhe dëshpërimin nga elitat politike që finishoi me rastin “Reket” dhe paraburgimin për Katica Janevën.

Deri ku janë bisedimet për Ligjin për Prokurorinë Publike? Çfarë përgjigje morët nga ekipi i kryeministrit Zaev? A ka kontakte të reja në raport me Ligjin për Prokurorinë Penale?

Mickoski: Në përgjithësi, konsultimet vazhdojnë. Por, përshtypja në grupin tonë negociues dhe më duhet të pranoj përshtypja ime personale është se nga LSDM-ja nuk kanë ndërmend e as, nëse analizoni në detaje dinamikën e bisedimeve, do të vëreni se te ata nuk ka qëllim dhe intencë për të arritur marrëveshje përfundimtare. Kam një ndjenjë sikur qëllimisht po mundohen të frenojnë tërë procesin. Tani do t’ju tregoj pse. Këtë e bazoj në dy baza. E para, sipas tyre, është një bazë strategjike, edhe atë, mendojnë se në atë mënyrë sa më gjatë të zgjasë procesi i bisedimeve për Prokurorinë publike, aq më shumë ndoshta disa reminisenca të disa temave të vjetra të kaluara, që ndoshta nuk ishin të volitshme për VMRO-DPMNE do të mbeten të pranishme në opinion dhe praktikisht në këtë mënyrë do t’i konkurrojë rastit Reket 1, do ta numëroja me njësh meqë tani po shohim se tashmë gjithnjë e më aktual po bëhet edhe rasti i dytë, ky është Reket 2, kështu që kjo është arsyeja themelore pse mendoj se në aspektin strategjik kjo nuk u konvenon atyre. Arsyeja e dytë strategjike është gjyqësori dhe prokuroria e që është sot në Maqedoni dhe praktikisht gjithçka që do të porositet nga LSDM-ja, Zoran Zaevi, ministrja Deskoska, por që do të dalë si rezultat i atyre takimeve joformale që ekipi i avokatëve të Zoran Zaevit i ka me prokurorin shtetëror publik Joveski, këta praktikisht e realizojnë atë. E pamë në publik doli një regjistrim në të cilën prokurori shtetëror Joveski është në komunikim të drejtpërdrejtë me avokatin e kryeministrit Zoran Zaev dhe supozoj se atje merr udhëzime se si të procedojë më tutje rastet, kështu që, krejtësisht rastësisht, e paraburgosura Katica Janeva dërgoi një dokument pa e konfirmuar askush atë dokument, vërtetësinë e tij, vulën e tij, të konfirmojë nënshkrimin etj. deri te ai transferimin praktikisht të kompetencave të PSP-së te PP-ja, pa kurrfarë metodologjie, mbështetje ligjore, dorëzim-pranim të një flete që në fakt është një specifikim i lëndëve, e deri te dhënia e autorizimeve nga Joveski deri te prokurorët … e shihni rastin “Talir” i cili është kontestues për disa arsye, është një rast ku është ngritur aktakuzë për afatin ligjor pas 30 qershorit të vitit 2017. Më pas gjykata e pranon këtë aktakuzë, në mënyrë tejet të paligjshme, jolegjitime, e shohim Joveskin duke i dhënë leje prokurores, e cila praktikisht ka për qëllim që ta çojë këtë rast të muskujve me dhunë, në mënyrë të paligjshme ashtu siç rrjedhë praktikisht gjithë ky proces. Por gjithë kjo praktikisht nuk është ecje në tel, është një ecje praktike në humnerë, pasi të gjitha rastet në një prokurori të pavarur, në një gjyqësor të pavarur duke përfshirë edhe Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg praktikisht do të përfundojnë me një amnisti për të gjithë ata që janë të përfshirë, meqë kështu siç e udhëheqin dhe kështu siç e zbatojnë procesin, porositi Zoran Zaev, realizoi prokuroria dhe gjyqësori i koduar në koordinim me avokatët e Zoran Zaev, çon drejt asaj që të gjitha këto raste një ditë të bien në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe të shpallen jolegjitime. Në fakt, ju e patë një rast të tillë, Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg e pranoi, etj. Me fjalë të tjera, këto janë parime strategjike pse LSDM-ja nuk dëshiron, të jetë më i shkurtër, fillimisht nuk u konvenon sepse duan të mbulojnë temën Reket, tashmë kanë një problem shfaqet Reket 2 dhe e dyta është se i shohin këta gjykatës, prokurorë janë aq servilë, saqë ata i posedojnë, që praktikisht plotësojnë çdo dëshirë të Zoran Zaevit. Mendojnë se në këtë mënyrë do të hakmerren ndaj disidentëve politikë, do të vazhdojë terrori politik që e paralajmëroi Zoran Zaevi gjatë fushatës presidenciale. Me krenari kur kryeministrat në shtetet tjera lëvdohen me autostrada të ndërtuara, projekte të realizuara kapitale, investime, me ndonjë reformë, për të meinstrim kryesor ishte që të kënaqte ndjenjat e admiruesve të tij të paktë duke u lavdëruar se ka ngritur 750 kallëzime penale.

Përndryshe, nesër sërish do të ketë takim mes pushtetit dhe opozitës. 

Përndryshe, deri kohë më parë, si pengesë kryesore në negociatat për Ligjin për Prokurori Publike nga pushteti paraqiteshte:

  • Të ndërpriten të gjitha lëndët pas 30 qershorit. Respektivisht, qartë të mos precizohet me Ligjin për Prokurori Publike: Çfarë me ato lëndë që janë në procedurë parahetimore dhe hetimore? dhe
  • Të mbetet Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, me çka opozita vetë të zgjedhin dhe të shkarkojnë prokurorë.

Meqë takimi shtatëorësh i liderëve nuk arriti të tejkalojë dallimet mes pushtetit – Lidhjes Sociale Demokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe opozitës – VMRO-DPMNE-së. Pas kësaj, në lojë hyri edhe një prokurori e re, në nivelin e njëjtë të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Paralelisht me këtë, lëndët e PSP-së u transferuan në PTHP dhe të njëjtat, në seanca gjyqësore do të përfaqësohen nga prokurorët e njëjtë të PSP-së. Sipas asaj që deklaroi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska Ligji i PP-së tashmë nuk është urgjencë, sepse lëndët e PSP-së (të cilat ishin pengesa kryesore) tashmë janë transferuar në PTHP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button