Deskoska: Ligji për Prokurori tashmë nuk është urgjencë, por është mirë të miratohet

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot ka deklaruar se, miratimi i Ligjit për Prokurori Publike më nuk është urgjencë, por është mirë të miratohet, që mos të lejohet që shtetet anëtare, ta marrin si shkak për kundërshtim të nisjes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, transmeton Portalb.mk.

“Të mos lejojmë që asnjë shtet anëtare të kundërshtojë kërkesën tonë për negociata, për shkak të shkaqeve teknike, gjegjësisht mosmiratimin e Ligjit për Prokurori Publike”, tha Deskoska.

Ajo më tej sqaroi se, urgjenca e cila ishte para një kohësh, është tejkaluar me transferimin e lëndëve nga Prokuroria Speciale Publike (PSP)Prokurorinë Themelore Publike (PTHP).

“Në aspekt të urgjencës që ishte para se të dorëzohen lëndët nga PSP-ja në PTHP, urgjencë e cila thoshte: Çfarë pas 15 shtatorit? Tash është më e qartë, se ajo pjesë, nevoja për shpejtim dhe për urgjencë ra poshtë dy javët e fundit. Kështu, ky proces i dhënies së lëndëve, garanton se lëndët do të vazhdojnë, por ne sërish apelojmë, sepse procesi i miratimit të Ligjit nuk ishte i nevojshëm vetëm të sigurohet vazhdimësia e lëndëve të PSP, por ishte ide e asaj siç e quajmë strategji e miratimit të reformave në gjyqësor. Prandaj konsiderojmë, se është mirë, tash jo dosmodoshmëri, të miratohet Ligji”, tha Deskoska.

Deskoska ka sqaruar se, të gjitha kërkesat që ishin parashtruar në takimin e liderëve, të pranueshme për pushtetin, janë vendosur në letër, e cila për shqyrtim do t’u dorëzohet sot partive politike dhe përfaqësuesve të shoqërisë ndërkombëtare.

“Ajo çfarë u bisedua, si opsion i mundshëm për arritjen e konsensusit, është vënë në letër. E njëjta sot do t’u shpërndahet partive politike dhe përfaqësuesve të shoqërisë ndërkombëtare, me qëllim që të përpiqemi të gjejmë konsensus dhe t’i shohim pikat kontestuese për të cilat nuk arritëm të merremi vesh”, tha Deskoska.

Nga ana tjetër, sot janë duke u transferuar lëndët e PSP-së në PTHP. Siç deklaroi kryeprokurori republikan, Lubomir Joveski, procesi i transferimit duhet të përfundojë sot. Në mënyrë shtesë do të vendoset për prokurorët që do t’i përfaqësojnë lëndët e PSP-së në seanca gjyqësore.

Ndërkaq, as sot nuk është caktuar seanca për shkarkimin e shefes së PSP-së, Katica Jeneva. Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dje tha se, seanca do të thirret para 15 shtatorit – datë kjo kur i skadon mandati PSP-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button