Biznesmeni tregoi detajet se si Boki 13 kërcënonte

Zoran Azmanov, ishte në Prokurorinë publike ku dëshmoi në lidhje me rastin “Reket, ku theksoi se Bojan Jovanovski – Boki 13 e ka kërcënuar pwrmes telefonit se do të publikojë dokumente të PSP-së dhe nga Policia financiare, transmeton Portalb.mk.

Azmanov sot së bashku me kryetaren e Kuvendit të Aleancës Ndërkombëtare Agapi Dika dhanë dëshmi për rastin “Reket”.

Kërcënimet i ka bërë në periudhën kur paralajmërohej emisioni “Makedonski insajder” në 1 TV, pronar jozyrtar i të cilit ishte Boki 13.

“Paralajmërimi i atij emisioni ishte i turpshëm, pa të dhënë të drejtë që të thuash asnjë fjalë në mbrojtje. Në një bisedë telefonike e pyeta se prej ku e ke ti të drejtën që të bësh një emision të tillë dhe prej ku ke të dhëna se unë jam mafia e ndërtimit, ndërsa nuk kam asnjë biznes me shtetin, ai më tha të mos brengosem sepse kishte informacione nga Policia financiare dhe nga PSP-ja, i kishte të gjitha dokumentet dhe nuk kishte nevojë që të hetojë asgjë”, theksoi Azmanov pas rrëfimit të tij në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Përndryshe, në rastin “Reket”, të dyshuar janë kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec. Ata dyshohen se, kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës, duke marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë. Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKETI

LEXO: Dika dhe Azmanov dhanë dëshmi për rastin “Reket”
LEXO: U refuzua kërkesa e Katica Janevës, do të vazhdojë edhe 30 ditë tjera në burg

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button