Napoli fitoi, Juventusi barazoi

Napoli ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Sampdorias me rezultat prej 2 me 0.

Ishte belgu Mertens që shkëlqeu në këtë takim, duke shënuar të dy golat për Napolin, transmeton Koha.net. Golin e parë e shënoi në minutën e 13 të ndeshjes pas asistimit nga Di Lorenzo. Derisa në golin e dytë i asistoi Llorente në minutën e 67.

Aktualisht Napoli zë vendin e katërt me gjashtë pikë, derisa Sampdoria në vendin e fundit s’ka marrë asnjë pikë në tri xhirot e para në Serie A.

Juventus ndalet nga Fiorentina në sfidën e radhës së Serisë A.Në Artemio Franchi të firenzes sfida mes këtyre dy skuadrave u mbyll me barazimin 0-0 pikërisht ditën e debutimit të Sarrit në stolin e Juventusit.

Për kampionët e Italisë, sfida me Fiorentinën ishte shumë e vështirë, sepse ishin të besuarit e Montellës ata që iu afruan më shumë golit. Megjithatë, arritën të dalin të paktën me 1 pikë nga fusha e lojës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button