DAP-i nga e premtja do t`i kontrollojë kompanitë e lidhura me Boki 13

Drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska sot tha se përveç kompanisë “BJM Media grup”, “1TV” dhe Aleancën ndërkombëtare, ata do të lëshojnë urdhër për kontroll të individëve që kanë pranuar para prej tyre, shkruan SDK. 

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP), nga e premtja, do të inspektojë ndërmarrjet që kanë pas lidhje me Bojan Jovanovski-Boki 13 dhe OJQ-në e tij Aleanca ndërkombëtare. Drejtoresha e DAP-it Sanja Llukarevska sot tha se përveç kompanisë “BJM Media grup”, “1TV” dhe Aleancën ndërkombëtare, ata do të lëshojnë urdhër për kontroll të individëve që kanë pranuar para prej tyre.

“Ne do të merremi me pjesën që ka të bëjë me tatimet. Të premten duhet të lëshojmë urdhërarrest  për të filluar kontrollin e ‘BJM Media Grup’, ‘1TV’ dhe Aleanca ndërkombëtare, por edhe të gjithë taksapaguesit tjerë për të cilët, përmes analizave i kemi identifikuar, se ekzistojnë biznes marrëdhënie të caktuara. E njëjta vlen edhe për personat fizikë në trupat dhe organet e Aleancës ndërkombëtare, ndërsa përmes fletëpagesave do të shohim në cilat llogari kanë shkuar paratë e Aleancës ndërkombëtare”, tha Llukarevska duke iu përgjigjur pyetjeve në konferencën e sotme për shtyp për kontrollet e kryera pas prezantimit të masës për kthim të 15% e TVSH-së qytetarëve.

Pronari i “1TV” është kompania “BJM Media grup”, ndërsda kompania është në pronësi të babait të Bokit 13 Mile Jovanovski dhe Jasna Mandiq. Bojan Jovanovski që nga hapja e televizionit prezantohej si shefi i saj. Ai është edhe kryetar i OJQ-së Aleanca Ndërkombëtare.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button