Ministri Bekteshi demantoi ministrin Shala: Do të takohemi të hënën, do ta zgjidhim problemin e masës

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka demantuar autoritetet kosovare në lidhje me mosdhënie përgjigje për çështjen e importit të vezëve dhe peshqve, për çfarë sot pasoi masa e reciprocitetit nga Kosova për patatet dhe prodhimet mjaltit të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. Ai ka njoftuar se të hënën do të takohet me palën kosovare për ta zgjidhur problemin.

“Sa i përket pretendimeve nga pala kosovare se nuk është dhënë asnjë përgjigje për zgjidhjen e çështjes së importeve të vezëve dhe peshqve të rinj nga Republika e Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ministria e ekonomisë si dhe autoritetet tjera kompetente në vend menjëherë kanë njoftuar palën e Kosovës se masa është ndërmarrë në përputhje me rregulloret e Bashkimit Evropian për importin e këtyre produkteve. Kjo është në përputhje me Marrëveshjen e OBT-së për masat sanitare dhe fitosanitare, ku Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare që nga 2003”, njoftuan nga Ministria e Ekonomisë.

Më tej, nga Ministria e Ekonomisë kanë njoftuar se, të hënën ministri Bekteshi do të organizojë takim me autoritetet kosovare. Në mbledhje do të marrin pjesë pjesëtarë nga Ministria e Ekonomisë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Drejtoria e doganave, Agjencia për ushqim dhe veterinari dhe institucione të tjera.

Përndryshe, ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala sot ka njoftuar se Kosova ka vendosur masa reciproke ndaj mjaltit dhe patateve të prodhuara në Maqedonisë Veriore, pasi që e njëjta nuk ka dhënë përgjigje në letrën dërguar më 8 gusht 2019. Në letër është kërkuar “që sa më shpejt të largohen barrierat të cilat i ka vendosur Maqedonia e Veriut ndaj produkteve kosovare. Ndryshe edhe Kosova do të shqyrtojë masa reciprociteti për të gjitha prodhimet e Maqedonisë së Veriut”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button