RMV, opozita e quan “farsë” trupin qeveritar anti-korrupsion
Formimi i një trupi koordinues qeveritar për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, sipas opozitës, nuk do të jep asnjë rezultat, pasi sipas saj “është qeveri e korruptuar që udhëheq me krimin”.
Sekretari i përgjithshëm i VMRO DPMNE-së, Igor Janushev, i tha Radios Evropa e Lirë se komisioni është formuar për të lënë të pazbardhura të gjitha skandalet me të cilat po përballet qeveria, në veçanti, me atë që njihet si “Reketi”, e ku dyshohet të jenë përfshirë edhe drejtuesit e Prokurorisë Speciale.
“Unë nuk pres asgjë nga kjo qeveri. Në shumë raste e kam thënë se kjo është qeveria më e paaftë që ka pasur ndonjëherë vendi jonë, ndoshta edhe më gjerë. Shpeshherë thuhet se nëse doni që një çështje të mbetet e pazgjidhur, formoni komisione apo grupe të punës. Pra, nuk pres asgjë, as nga Prokuroria, pasi e kemi parë se Zoran Zaevi kontrollon gjithçka edhe Prokurorinë, edhe Gjyqësinë, dhe gjithçka tjetër, kështu që nuk pres asgjë edhe nga ky trup koordinues”, ka deklaruar Igor Janushev nga VMRO DPMNE-ja.
Disa nga ekspertët ndërkohë një nismë të tillë nuk e vlerësojnë të dëmshme, nëse qëllimet e saj janë të sinqerta dhe nëse përfaqësuesit e këtij trupi punojnë për luftimin e dukurive negative në vend.
“Ky trup qeveritar është një hap i mirë i qeverisë që tregon gatishmërinë e saj për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një trup i tillë me përfaqësues të të gjitha institucioneve, që nuk kanë ndonjë njollë nga e kaluara, konsideroj se do të përballet me devijime dhe rastet e fundit korruptive në vend”.
“Ne nga sektori qeveritar kemi bërë përpjekje të mëdha në të kaluarën, kemi dhënë kontributin tonë, por nuk kishte një trup koordinues, nuk kishte gatishmëri për zbardhjen e aferave. Shpresoj se trup do të dalë me rezultate konkrete”, thotë Vasko Todorovski nga sektori civil.
Vendimi për formimin e trupit koordinues për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit u bë i ditur të martën nga shërbimi për njoftim i qeverisë. Ekipi do të përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të pushtetit ekzekutiv, ndërsa do të drejtohet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Duke komentuar reagimet e opozitës dhe opinionet e ndryshme nëse ka pasur ose jo nevojë për një trup të tillë qeveritar, kryeministri Zoran Zaev, tha se kjo është pjesë e strategjisë së qeverisë për përmbushjen sa më shpejtë të reformave që dalin nga procesi i integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.
Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy persona, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev për tia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 ka marrë para prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.
- LEXO: Rasti “Reket” është ftuar në pyetje edhe prokurorja Janeva, sot dëshmoi shefja e kabinetit të saj
- LEXO: Prokuroria: Telefonat dhe kompjuterët e konfiskuar në rastin “Reket” do të deshifrohen
- LEXO: Sa para janë “pastruar” nëpërmjet firmave Beton dhe Fershped, aq ia kanë “reketuar” Kamçevit
- LEXO: Rasti “Reket”, edhe 30 ditë paraburgim për Boki 13 dhe Zoki Kiçeec
- LEXO: Janeva komentoi edhe videon e tretë të rastit “Reket” dhe pranoi se ka biseduar me të dyshuarit
- LEXO: Incizim i ri për “Reket” – Katica për Lilen: “Nuk e mbaj rregullisht nën kontroll, përndryshe pa mua ajo s’mund asgjë të bën”
- LEXO: Rasti “Reket”, doli edhe video e tretë, Boki 13 në bisedë përmend kryeministrin Zaev (VIDEO)
- LEXO: U publikua “bomba” e dytë për rastin “Reket”, ja çfarë bisedojnë Orce Kamçev dhe Boki 13
- LEXO: U publikua video, Boki 13 duke i marrë paratë e reketit nga Orce Kamçev
- LEXO: Rasti “Reket” është ftuar në pyetje edhe prokurorja Janeva, sot dëshmoi shefja e kabinetit të saj
LEXO PËR LËNDËN: REKET