Një mënyrë e zgjuar për t’i ruajtur të freskëta biskotat për disa ditë

Ti do doje vetëm një biskotë të sapopjekur me copa çokollate, por receta është për një tavë të tërë. Dhe mirë, ti përfundon duke ngrënë katër. Megjithatë, ke edhe disa të tjera që duhet t’i ruash për më vonë. Dhe nëse dëshiron të dish mënyrën më të mirë për t’i ruajtur në gjendjen e tyre origjinale, të lavdishme e të shkrifët, ja çfarë duhet të bësh, transmeton Revista Class.

Të duhet një qese nga ato që mbyllen hermetikisht dhe një fetë buke, më mirë nëse është e bardhë, por çdo lloj funksionon.

Si veprohet: Në kohën që biskotat janë ftohur, vendosi në qese dhe hidh copën e bukës sipër. Pastaj puthiti anët e sipërme të qeses.

Pse kjo mënyrë i mban biskotat e freskëta? Buka përmban lagështi natyrale që biskotat do ta thithin, kështu ato nuk do thahen dhe nuk do kthehen në një thes thërrimesh menjëherë.

Çfarë të bësh tani: Jep më të mirën e vetes duke rezistuar që mos ta hapësh atë qesen për disa orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button