Me këto 4 veprime që bëni çdo ditë e shkatërroni bukurinë dhe shëndetin

7 nga 10 amerikanë kanë një zakon që ndikon negativisht në bukurinë, shëndetin, madje edhe në jetën e tyre. Gjatë ditës njerëzit bëjnë veprime të pafajshme në dukje dhe nuk i kuptojnë sesa të dëmshme janë ato. Ne do t’ju tregojmë 4 zakone të përditshmërisë që mund të jenë pengesa për bukurinë dhë shëndetin tuaj:

Lyerja e thonjve gjatë gjithë kohës

Nëse nuk mund të dilni asnjë ditë pa lyer thonjtë (ose i realizoni në qendrat estetike), bëni mirë që herë pas here t’i lini ata të ajrosen. Manikyrët e errët, veçanërisht ato që janë nga markat më të lira, mund t’i bëjnë thonjtë tuaj në ngjyrë të verdhë, si të sëmurë, transmeton Revista Class.

Përdorimi i një peshqiri për të tharë fytyrën

Është normale për ne që të përdorim një peshqir pasi të pastrojmë fytyrën, por kjo mund të funksionojë kundër bukurisë sonë. Peshqiri është “tokë” për bakteret dhe mikrobet. Nëse e përdorni peshqirin më shumë se një herë, rrezikoni ta mbushni fytyrën me puçrra.

Fjetja me reçipetat veshur

Shumica e vajzave veshin reçipeta çdo ditë dhe ato duken të padëmshme. Reçipetat në vetvete nuk janë problem, por veshja e tyre teksa flini mund të shkaktojë acarim të lëkurës. Shtoni këtu faktin se është e rëndësishme që ju të vishni reçipetat që janë fiks masa juaj, as më të mëdha dhe as më të vogla.

Përdorimi i furçave të pista të kozmetikës

Pastrimi i furçave të grimit mund të mos një nga përparësitë tuaja, mirëpo ajo çfarë duhet të dini është se: furçat e pista mund të dëmtojnë lëkurën tuaj. Duke përdorur furça të pista, ju vendosni në fytyrë baktere dhe mikrobe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button