Policia hyri në kompaninë e këshilltarit të BDI-së Nefi Useinit

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë themelore publike hyri sot në kompaninë e këshilltarit të BDI-së, Nefi Useini.

Bëhet e ditur se policia ishte në hapësirat e kompanisë “NEFI IK”, pronë e Useinit. Prokuroria nuk konfirmon diçka të tillë, derisa Ministria e punëve të brendshme deklarojnë se pati kontrolle pas hapjes së hetimeve.

Rasti është për hetimin e themelit të betonit që filloi të ndërtohet në bregun e Liqenit të Ohrit, për të cilën Useini nuk kishte siguruar dokumentet e duhura. Sot policia dhe prokurorët kontrolluan kompanitë e Useinit në lidhje me këtë hetim, raporton Fokus.

Useini është i njohur tashmë edhe për ndërtimet e paligjshme në Ohër, që refuzon t’i prish pavarësisht udhëzimeve nga autoritetet. Gjithashtu është I njohur edhe për sulmet fizike e verbale në vende publike, siç ishte rasti i fundit me profesorin Iljaz Iljazi.

LEXO: NP “Komunalja Ohër” i ka shfuqizuar marrëveshjet me ndërmarrjen e Nefi Useinit
LEXO: Edhe ndërmarrjet tjera publike në Ohër, do t’i ndërprejnë marrëveshjet me këshilltarin Nefi Useini

LEXO: Antikorrupsioni: Kompania në pronësi të Nefi Useinit, nuk mund të krijojë marrëdhënie pune me Komunën e Ohrit
LEXO: Nefi Useini rrah edhe një profesor, reagojnë partitë opozitare
LEXO: Profesori Iljazi: Nuk është çështja se si jam rrahur, por të zgjidhet problemi i ilegalitetit
LEXO: Huseini kërkoi nga gazetarët të mos merren me ndërtimin e tij të paligjshëm në qendër të Ohrit
LEXO: Useini për objektet pa leje në Ohër: Nëse shteti i rrënon të gjitha, unë timin e rrënoj vet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button