Përshëndetet zgjedhja e Davitkovskit në krye të Komisionit për 24 dhjetorin

Kryetari i shtetit , Gjorge Ivanov ,  Petar Stano, zëdhënës i komisionerit evropian për zgjerim, Fyle dhe ish kryetari i Kuvendit , Stojan Andov,kanë përshëndetur emërimin e Borçe Davitkovskit në krye të Komisionit për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit në parlament.

“Fakti i zgjedhjes së kryetarit flet për përmbushjen e një obligimi të marrë nga raporti i KE-së në pranverë. Shpresojmë se Komisioni do ta kryejë punën me sukses, sepse pikërisht qëllimi i tij është që të konstatojë dhe të jap gjykimin mbi ngjarjet e 24 dhjetorit”,  transmeton ALSAT, deklaratën e presidentit Ivanov. 

Në emër të Komisionit Evropian Petar Stano, zëdhënës i komisionerit evropian për zgjerim, Fyle., deklaroi se zgjedhja e Davitkovskit është një nga kontributet për realizimin e Marrëveshjes politike të 1 marsit.

“Krijimi dhe rezultatet e këtij komisioni janë elementë thelbësor të marrëveshjes politike të 1 marsit, e cila i dha fund krizës politike pas ngjarjeve më 24 dhjetor. Shpresoj se kjo do t’i hapë rrugën zbatimit të çështjeve të tjera të rëndësishme të marrëveshjes në fjalë”, ka deklaruar Petar Stano, zëdhënës i komisionerit evropian për zgjerim, Fyle.

Ndëkaq, Alsat transmeton edhe  dekalaratën e ish kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Stojan Andov.

“Ajo do të këtë rëndësi vetëm nëse komisioni vendos me shumicë votash dhe jo me konsensus, atëherë objektiviteti i Davitkovskit do të jetë vendimtar në vendimmarrjen e komisionit. Nëse kjo nuk respektohet, atëherë ekziston rreziku që edhe ky komision të dështojë si rastet e mëparshme”, ka deklaruar  Stojan Andov, ish kryetar i Kuvendit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button